LAJMI I FUNDIT:

Ballkani Perëndimor do të vuajë gjatë pasojat e krizës ekonomike

Ballkani Perëndimor do të vuajë gjatë pasojat e krizës ekonomike

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se Ballkani Perëndimor do të vuajë gjatë pasojat e krizës ekonomike globale.

Claudio Viecoli, drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor deklaroi se do të jetë e pamundur që vendet e ish-Jugosllavisë së bashku me Shqipërinë të mund të rikthehen sërish në normat e rritjes ekonomike që patën përpara krizës.

“Nuk ka asnjë mundësi që këto vende të paktën për një periudhë kohore 3-4 vjet të mund të kenë norma rritje 6-7 për qind siç kanë pasur në të shkuarën”, deklaroi Viecoli në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve “APCOM”.

“Rajoni nuk u prek nga kriza financiare. Por këtu kriza po godet fort ekonominë reale, sepse bankat edhe pse kanë fonde nuk po japin më kredi për bizneset”, ka vijuar më tej Viecoli.


Sipas tij, tashmë rajoni do të përballet me një valë falimentimesh masive, ku bizneset më të dobëta do të eliminohen dhe tregu do të korrektohet. “Për rrjedhojë – deklaroi kreu i BERXH për Ballkanin Perëndimor – mundësitë e investimeve në këtë rajon për kompanitë e huaja do të jenë të kufizuara, në një klimë që tashmë është e vështirë”.

BERZH dy javë më parë, njoftoi se ka përkeqësuar parashikimet për ekonominë shqiptare për vitin 2010 duke e ulur rritjen ekonomike nga 2 në normën minimale 1.4 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori