LAJMI I FUNDIT:

Evropa do të paguajë me rënien e Euros

Evropa do të paguajë me rënien e Euros

Eurozona si projekt që anëtareve të saj i premtoi të ardhura ekonomike përjetoi hyrje dhe problemet të cilat tani dolën mund të kenë pasoja edhe mbi vendet evropiane që deri tani e kanë zvarritur hyrjen në unionin monetar, shkruan presidenti çek Vaclav Klaus.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, presidenti çek gjithashtu shprehu bindje se euroja nuk do të zhduket, por çmimi i rritjes së dobët ekonomike dhe humbjet ekonomike do t’i paguajnë të gjitha anëtaret e BE-së pa dallim nëse janë apo jo anëtare të eurozonës.

Për Klaus është alarmante që eurozona të ndahet në dy pjesë.

"Në pjesën e parë grupi me pjesën më të madhe të vendeve në Evropën Veriore dhe Perëndimore dhe kjo tregon presion të ulët inflacioni, ndërsa grupi i dytë në të cilën bëjnë pjesë Greqia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda është karakteristike për inflacion më të lartë. Siç duket eurozona mund të ndahet në vende që kanë tepricë në tregtinë e jashmte dhe ata që realizojnë deficit tregtar, nënvizoi Klaus duke theksuar se pikërisht këto dallime kontribuojnë për problemet aktuale të euros, që në raport me dollarin amerikan dhe valutat e tjera botërore dobësohet në masë të madhe.