LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet ushtarake nuk ndikohen nga kriza ekonomike

Shpenzimet ushtarake nuk ndikohen nga kriza ekonomike

Kriza globale ekonomike ka ndikuar shumë pak në shpenzimet ushtarake në vitin 2009. Instituti Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm (SIPRI), tha se vitin e kaluar, shpenzimet e përgjithshme ushtarake ishin 1.5 trilion dollarë, apo 224 dollarë për kokë banori.

Shifrat janë 49 % më të mëdha krahasuar me vitin 2000.

SIPRI vlerësoi se SHBA dhe Kina shpenzojnë nga 6.6 % apo nga 100 miliardë dollarë nga shpenzimet globale, ndërsa Franca, Britania dhe Rusia shpenzojnë nga afro 4 %.

Japonia, Gjermania, Arabia Saudite dhe India poashtu janë në mesin e 10 shpenzuesve më të mëdhej.