LAJMI I FUNDIT:

Rritet papunësia

Rritet papunësia

Papunësia në eurozonë është ngritur sërish në prill në shifrat më të larta deri tani, treguan të dhënat e zyrës statistikore të BE-së. Eurostat njoftoi se papunësia në 16 vendet anëtare të eurozonës tani është 15.86 milionë, që paraqet 10.1 % të popullsisë.

Spanja, Irlanda dhe Sllovakia kanë shënuar normat më të larta të papunësisë. Në Spanjë papunësia ka arritur në 20 %, raporton BBC.

Ndërkohë, edhe euro ka shënuar rënien më të madhe në katër vjet kundrejt dollarit, në 1.211 dollarë.

Gjermania është vendi i vetëm që ka shënuar ulje të papunësisë gjatë 12 muajve, ndërkohë Holanda ka shënuar normën më të vogël të papunësisë, me vetëm 4 %.


Në të gjitha 27 vendet e BE-së, gjenden 23.3 milionë të papunës, një shkallë prej 9.7 %.