LAJMI I FUNDIT:

Shpronsohen të gjitha pronat nga kalon autostrada

Shpronsohen të gjitha pronat nga kalon autostrada

Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka kërkuar që të gjitha pronat e palujtshme publike të cilat gjenden në koridorin e trasesë së autostardës Vërmicë-Merdare të kalojnë në pronsi të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen sotme të kabinetit qeveritar është miratuar vendimi për shpronsimin e të gjitha pronave publike nëpër të cilat parashihet të kalojë traseja e autostardës Vërmicë-Merdare.

Ministri Limaj duke folur për rëndësinë e këtij vendimi kërkoj nga qeveria që të obligojë autoritet kompetente për ushtrimin e të drejtave pronësore që të ndërprejnë të gjitha proceset në ato prona publike ku kalon autostrada. Ai kërkoj që të ndërpritet edhe procesi i privatizimit të pronave në koridorin e trasesë së autostardës Vërmicë-Merdare.

“Kërkojmë që të gjitha pronat publike të paluajtshme të cilat gjenden brenda koridorit të trasesë së autostradës Vërmicë-Merdare të barten në pronsi të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Të obligohen të gjitha autoritet përgjegjëse që të pezullojnë dhe të ndalojnë çdo aktivitet dhe procedurë që është duke u zhvilluar në këto prona publike duke përfshirë edhe procesin e privatizimit”, pohoi ministri. Limaj me tej shtoj se një gje e tillë do të jetë qenësore për intensifikimin dhe zhvillimin e punimeve të autostradës.