LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Obama, një njeri i pasur

Presidenti Obama, një njeri i pasur

Pavarësisht modestisë së familjes Obama, presidenti i Amerikës nuk mund të thuhet se vuan për “bukë”, madje ai është një njeri i pasur.

Edhe pse e ka falur për bamirësi premion për cmimin Nobel të Paqes prej 1 milion dollarë, Barak Obama fiton shumë.

Përvec 400 mijë dollarëve pagë vjetore që merr si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak arkëton rreth 10 herë më shumë nga shitja e librave të tij.

“Wall Street Journal” shkruan se Obama fiton rreth 4 milionë dollarë në vit nga shitja e librave, që sigurisht po korrin një sukses të madh falë famës që Barak ka fituar si president.