LAJMI I FUNDIT:

Trichet: Euro nuk është nën presion

Trichet: Euro nuk është nën presion

Euro nuk ndodhet nën presion, por tregjet financiare janë duke përjetuar situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, deklaroi dje presidenti i Bankës Qendrore Evropiane gjatë një interviste me të përjavshmen gjermane ''Der Spiegel'', që është publikuar sot.

Trichet mbrojti edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane duke i konsideruar joseriozë zërat sipas të cilëve vendet e zonës euro duhej ta kishin detyruar këtë bankë që të ndërhynte këtë javë në tregjet financiare.