LAJMI I FUNDIT:

Fillon Asambleja vjetore e BERZH-it në Zagreb

Fillon Asambleja vjetore e BERZH-it në Zagreb

Në Zagreb sot fillon Asambleja vjetore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në të cilën do të marrë pjesë edhe ministri i Financave Zoran Stavrevski.

Tema kryesore e takimit dyditësh do të jetë rimëkëmbja ekonomike, ndërsa do të marrin pjesë rreth 250 burrështetas, bankierë, ekonomistë, investitorë dhe 63 anëtarë të BERZH-it kryesuar nga ministrat e financave.

Në përputhje me tubimin do të mbahet takim joformal i shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore.

Sipas paralajmërimeve, në Asamblenë vjetore do të duhej të aprovohet rritja e kapitalit të BERZH-së për 50 për qind, të mbërrijë 30 miliardë euro, që sipas vlerësimeve, bankave do t’u mundësohet kredi në vlerë prej 8.5 deri në 9 miliardë euro në vit.