LAJMI I FUNDIT:

Qeveria portugeze përgatit “tronditjen fiskale”

Qeveria portugeze përgatit “tronditjen fiskale”

Qeveria portugeze po përgatitet sot të njoftojë “tronditjen fiskale” në formë të rritjes së taksave dhe shkurtimeve të thella të pagave për të përshpejtuar reduktimin e deficitit buxhetor, raportojnë mediet atje.

Revista ekonomike portugeze “Jornal de Negocios” e përshkroi këtë veprim si “tronditje fiskale”, që vjen një ditë pas që Spanja bëri publik shkurtimet e mëdhave në sektorin publik dhe reduktimet buxhetore për të njëjtën arsye, raporton AFP.

Portugalia dhe Spanja, sikur Greqia, po përpiqen të stabilizojnë deficitin buxhetor që ka prekur besimin e tregut dhe ka rritur kostot e huamarrjes, duke ngjallur frikën për falimentim.

Qeveria socialiste e kryeministrit Jose Socrates pritet të njoftojë masat e reja pas takimit të kabinetit që do të zhvillohet sot.