LAJMI I FUNDIT:

Britani, nuk pranohet kartëmonedha 500 euro

Britani, nuk pranohet kartëmonedha 500 euro

Në Britani janë tërhequr nga tregu të gjitha kartëmonedhat me vlerë nominale prej 500 eurove pasi, sipas autoriteteve, ato janë të lidhura ngushtë me botën e krimit.

Vendimin e ka marrë Agjencia Britanike për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, sipas së cilës kartëmonedha e 500 eurove nuk ka asnjë bazë legjitime të besueshme.

Vendimi u mor pasi në një hetim të gjatë të bërë nga policia, në 9 nga 10 raste këmbimi të kartëmonedhave bëhej në bankënotën prej 500 eurove.

“Ajo që më parë ishte vetëm një hipotezë është konfirmuar nga faktet. Vetëm 10 për qind e kartëmonedhave 500 eurosh në tregun britanik përdoret në rrugë të ligjshme”, tha një zyrtar i agjencisë.


Një muaj më parë, të gjitha bankat britanike bllokuan shitjen ose blerjen e kartëmonedhave 500 euro.