LAJMI I FUNDIT:

Studentët e UBT-së të gatshëm për ide të reja për biznese

Studentët e UBT-së të gatshëm për ide të reja për biznese

“Organizimin e ahengjeve, hapje të shtëpive private për të moshuar, si dhe hapja e një dyqani special për shitje të produkteve ushtarake siç janë flamuj, kapela, veshmbathje por jo edhe armë”, këto biznese i mungojnë Kosovës thanë studentët e UBT gjatë prezantimit të biznesplanet e tyre në UBT.

Për të hapur një biznes duhet punë dhe sakrificë e madhe, mirëpo edhe ide për llojin e biznesit.

Për të dhënë ide rreth bizneseve të reja e që në vendin tonë nuk funksionojnë studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji kanë paraqitur plane pikërisht për këtë.

Sipas studentëve të UBT-së shumë biznese nuk funksionojnë në Kosovë sepse nuk ekziston një plan i qartë i biznesit .


Ata me planet e tyre kanë paraqitur organizimin e ahengjeve, pastaj hapje të shtëpive private për të moshuar dhe dyqane që shërbejnë në shitje të produkteve ushtarake e shume plane të tjera.

Gjatë prezantimit të planeve të biznesit para profesorit të lëndës përkatëse, Engelbert Selenko dhe disa antarëve të komisionit si prof Edmond Hajrizi dhe disa profesor austriak dhe vendorë.

Vendin e parë e zuri projekti “Magic Moments" (Momentet Magjike) që për qëllim kishte organizimin e ahengjeve , projekt në të cilën kanë punuar studentët Mimoza Haliti, Diellza Ademi , Qendresa Sylejmani , Shpresa Zeka , Albina Rrahmani , Erza Dina.

Një prej fituesve të këtij projekti Mimoza Haliti thekson se në këtë Biznes plan kanë punuar dy semestra të vitit akademik.

“Biznes plani parasheh hapjen e një kompanie që bënë organizimin e ahengjeve nga fillimi deri në fund. Kemi bërë anketa me kompani të ndryshme që merren zakonisht me dekorimin e ambientit të ahengjeve dhe kuptuam se ata e bëjnë këtë biznes vetëm pse duhet të merren me diçka dhe jo pse konsumatorët kanë nevojë të madhe.

Kurse konsumatorët ishin shumë të interesuar të ketë një biznes të kësaj natyre sepse kanë shumë kërkesa dhe dëshira që askush nuk mund ti realizoj, thotë Mimoza Haliti

Ndërkohë edhe Albina Rrahmani pohon se ky plan parasheh në detaje organizimin e dasmave, mbrëmjet e maturës , ceremoni diplomimi, ditëlindjeve , syneti , përvjetorë të rëndësishëm etj.

“Ne ofrojmë mbulesa të tavolinave dhe karrigeve me ngjyra të ndryshme , dekorime të veturave , tavolinën e nuses dhe dhëndrit , fjongo të ndryshme , dekorim të çokollatave , qirinjët, ballonat ,unazat dhe porta të zbukuruara “ tha Rrahmani.

Ide të tjera siç është plani i hapje të shtëpive private për të moshuar, si dhe hapja e një dyqani special për shitje të produkteve ushtarake siç janë flamuj,kapela, veshmbathje por jo edhe armë.

Këto plane të biznesit mund të shitën të ndonjë partner që dëshiron të hapë një biznes të tillë sidomos biznesin për organizmin e ahengjeve.” Nëse pas studimeve nuk kyçemi në biznese familjare ne si grup do fillojmë më këtë biznes për organizmin e ahengjeve, objektin e kemi të gatshëm që na ka dhuruar prindi i koleges sonë Albinës , objekti është të Liqeni i Batllavës i plotëson të gjitha kushtet për realizimin e planit, por nëse nuk fillojmë më këtë biznes ne kemi menduar ta shesim planin e biznesit ”, tha Qendresa Sylejmani

Nga ana tjetër rektori i UBT-së Edmond Hajrizi ndër të tjera tha se studentët e këtij Universiteti janë ardhmëria e vendit, dhe se lirisht mund të krahasohen me studentet e universiteteve më të forta krejt kjo fal punimeve të shkëlqyera të plan bizneseve që mund të qarkullojnë mjaft mirë në tregun e Kosovës.

Për tre grupet fituese UBT ndau certifikata.