LAJMI I FUNDIT:

Valë e grevave mund ta kaplojnë Kroacinë

Valë e grevave mund ta kaplojnë Kroacinë

Thirrje deri te sindikatat në Kroaci për organizimin e grevës së përgjithshme bëri sindikata për arsim “Rilindje”.

Liderët sindikalistë paralajmërojnë se Kroacia gjendet para konfrontimit përfundimtar midis punës dhe kapitalit, veçanërisht pasi që dështuan negociatat e fundit midis Qeverisë dhe sindikatave të shërbimeve publike dhe shtetërore.

Mosmarrëveshjet u shkaktuan pasi që Qeveria ka kërkuar nga sindikatat të heqin dorë nga disa të drejta nga marrëveshja kolektive me vlerë të përgjithshme prej 100 milionë eurove.

Sipas mediumeve lokale, Qeveria kroate është arsyetuar se nuk ka para për pagesën e regresit për krishtlindje dhe shtesa fëmijërore, të drejta këto të cilat i gëzojnë afër 250.000 të punësuar.