LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja, inponon mbylljen e 150 spitaleve ne Rumani

FMN-ja, inponon mbylljen e 150 spitaleve ne Rumani

Qeveria rumune do të mbyllë 150 spitale deri në fund të vitit si pjesë e politikës për kontroll të deficitit, të imponuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Rumania duhet ta zvogëlojë deficitin e saj nën 6.8 për qind deri në fund të vitit. Mediumet lokale lajmërojnë se masa për mbylljen e institucioneve shëndetësore është ofruar Qeverisë nga FMN-ja.

Nëse këto kufizime vendosen, sistemi i pasigurtë shëndetësor do të humb 9.200 shtretër.

Në këtë kuptim, kryetari i Shoqatës nacionale për mbrojtjen e pacientëve Vasile Barbu paralajmëroi se për shkak të kësaj mase shumë pacientë do të anashkalohen.


Presidenti rumun Trajan Basesku shpalli zvogëlim drastik të rrogave në sektorin publik (25 për qind) dhe pensioneve (15 për qind).

Rumania dhe Bullgaria vazhdojnë të jenë vendet më të varfëra në Bashkimin Evropian (BE).