LAJMI I FUNDIT:

Papandreu mendon për ndryshime në përbërjen qeveritare

Papandreu mendon për ndryshime në përbërjen qeveritare

Gazeta "Etnos" e Athinës publikoi një informatë se kryeministri grek Jorgos Papandreu, mendon për ndryshime në Kabinetin e vet.

Ndryshimet që mund të priten në qershor me siguri do të jenë drastike, meqë Papandreu i është nënshtruar trysnisë nga ministrat dhe deputetët e Partisë së tij Socialiste, PASOK, rreth realizimit të planit qeveritar për kursim të rreptë.

Ministrat dhe deputetët nuk kanë aprovuar ekipin ekonomik në Kabinetin dhe veçanërisht ministri i Financave Jorgos Papakonstantinu dhe ministri i Ekonomisë, Luka Kaceli, shkruan gazeta.

Konsiderohet se si rezultat i remontit qeveritar, me siguri, në pozicionet kryesore do të vendosen kuadro të reka dhe të regjura të socialistëve, shkruan gazeta.