LAJMI I FUNDIT:

Samsung investon 20.6 miliardë dollarë në zhvillim

Samsung investon 20.6 miliardë dollarë në zhvillim

Kompania koreanojugore Samsung sot kumtoi se ka ndërmend të investojë 20.6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme në teknologji të qelive solare dhe mjeteve medicinale me qëllim të forcimit të shitjes.

Samsung paralajmëron se paratë do të investohen në qeli solare, bateri për automobila elektrik, biofarmaci, LED teknologji dhe pajisjes medicilane.

Pritet që Samsung-u të punësojë 45.000 veta dhe të rrisë ardhurat për rreth 40 miliardë dollarë deri në vitin 2020.