LAJMI I FUNDIT:

Hiri vullkanik EasyJet-it i kushtoi 75 milionë sterlina

Hiri vullkanik EasyJet-it i kushtoi 75 milionë sterlina

Kompania ajrore me çmime të ulëta, EasyJet, ka njoftuar se çrregullimet e shkaktuara nga erupsioni vullkanik në Islandë, do t’i kushtojnë midis 50 milionë dhe 75 milionë sterlina.

Kjo do të thotë se aviokompania ka ulur parashikimet e fitimeve për gjithë vitin midis 100 milionë dhe 150 milionë sterlina, raporton BBC.

Aviokompania raportoi humbje prej 78.7 milionë sterlina për gjashtë muajt deri në fund të marsit, kundrejt 129.8 milionë sterlina humbje vitin e kaluar.

Ndërkohë, TUI Travel njoftoi se hiri vullkanik i ka shkaktuar humbje prej 90 milionë sterlina.