LAJMI I FUNDIT:

Greqia reformon sistemin pensional

Greqia reformon sistemin pensional

Qeveria greke ka miratuar ligjin për reformimin e sistemit pensional, me qëllim që të shpëtojë sistemin social të shtetit, i cili ka rënë në një krizë të thellë.

Sipas këtij ligji, i cili është bërë pas konsultimeve me BE-në dhe FMN-në, është rritur mosha e grave për daljen në pension dhe janë vendosur masat, të cilat inkurajojnë të shkurajojnë të punësuarit të dalin herët në pension.

Ai në afat prej 10 ditëve do të paraqitet në parlament, i cili do të votojë në qershor.

Sindikatat kryesore greke kanë kritikuar këtë ligj, duke pohuar se ai i ngarkon edhe më shumë të varfrit, të cilët janë goditur edhe nga masat tjera të kursimit.


Brukseli ka kërkuar nga Greqia, e cila është njëra nga anëtaret e BE-së, e cila përballet me krizën e sistemit të pensioneve për shkak të popullsisë që po vjetrohet, të reformojë sistemin e keq të mbrojtjes sociale.