LAJMI I FUNDIT:

Rriten eksportet gjermane

Rriten eksportet gjermane

Eksportet e Gjermanisë në mars janë rritur për 10.7 %, që është niveli më i lartë në 18 vjetët e fundit, njoftoi Byroja Federale për Statistika.

Vlera e eksporteve të marsit ka arritur në 85.6 miliardë euro, që është më shumë se tetori 2008 kur eksportet arritën në 88.7 miliardë euro. Kriza, e cila preku pastaj ekonominë gjermane ndikuar që në mars 2009, vlera e eksporteve të bie në 69.4 miliardë euro.

Shumica e mallrave gjermane, si zakonisht, edhe në mars 2010 janë eksportuar në vendet e BE-së. Vitin e kaluar vlera e eksporteve gjermane ka arritur në 800 miliardë euro, dhe nga ato 500 miliardë ishin në vendet e BE-së.

Ekonomistët presin që eksportet gjermane do të vazhdojnë të rriten edhe në muajt e ardhshëm.


Eksportet janë për disa vjet motori i rritjes ekonomike gjermane, ndërsa rënia drastike e tyre në vitin e kaluar ka kontribuar më së shumti në rënien e GDP-së për 5 %.