LAJMI I FUNDIT:

Shumica e grekëve për masat e kursimit, por edhe për protesta

Shumica e grekëve për masat e kursimit, por edhe për protesta

Shumica e grekëve mbështesin masat për kursim, me qëllim që të evitohet bankroti i shtetit. Por, shumica prej tyre mendojnë edhe se duhet të vazhdojnë protestat kundër masave qeveritare, tregojnë rezultatet e anketës, që sot i publikuan mediumet.

Sipas kësaj ankete, 56,3 për qind e pranojnë zvogëlimin e pagës, ndërsa 55,2 për qind mbështesin masat e rrepta për kursim me qëllim që të evitohet bankroti i Greqisë.

Por, 53,2 për qind janë prononcuar se duhet të vazhdojnë protestat të cilat janë të drejtuara kundër reformave që i paralajmëroi Qeveria, ndërsa 45,3 për qind e të anketuarve i mbështesin masat. /Makfaks/