LAJMI I FUNDIT:

Paketa e shpëtimit për euron vë në lëvizje bursat

Paketa e shpëtimit për euron vë në lëvizje bursat

Marrëveshja e shteteve anëtare të BE-së për paketën e shpëtimit prej qindra miliardave për mbrojtjen e euros ka vënë në lëvizje tregun e aksioneve.

Në Wall Street indeski Dow-Jones arriti me një plus prej 3,9 për qind në 10.785 pikë.

Në bursën e Frankfurtit indeksi DAX arriti me një rritje prej 5,3 për qind në 6.017 pikë. Të kërkuara ishin veçanërisht aksionet.

Qeveria e SHBA-së përshëndeti paketën evropiane të ndihmës emergjente për vendet e euro-zonës që janë përfshira nga kriza e borxheve.