LAJMI I FUNDIT:

BB prezenton Memorandumin Ekonomik të Kosovës

BB prezenton Memorandumin Ekonomik të Kosovës

Banka Botërore do të prezentojë rezultatet dhe rekomandimet nga publikimi më i ri Memorandumit Ekonomik të Vendit për Kosovën, i quajtur “Memorandumi për zhbllokimin e potencialit per rritjen ekonomike: strategjitë, politikat, veprimet”. Përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe zyrtarë të lartë qeveritarë do t’u drejtohen të pranishmëve.

Ky Memorandumi Ekonomik i Vendit (MEV) është i pari pas shpalljes së pavarësisë dhe bartjes së administratës nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) tek Qeveria e Kosovës. Publikimi paraprak i MEV-it qe botuar në vitin 2004.

Objektivë themelore e MEV-it është që të identifikohen burimet kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë në periudhën afat-mesme, të përcaktohen pengesat kyçe të zhbllokimit të potencialit për rritje ekonomike, si dhe të parashtrohen rekomandimet për mënjanimin e këtyre pengesave.