LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia spanjolle, me shenja të përmirësimit

Ekonomia spanjolle, me shenja të përmirësimit

Ekonomia e Spanjës filloi të tregojë shenja minimale të përmirësimit. Ajo doli nga recesioni.

Sipas të dhënave të fundit, në tremujorin e parë të këtij viti ajo u rrit me 0.1 për qind. Mirëpo, kjo nuk nënkupton fundin e problemeve.

Në fillim të javës u njoftua se përqindja e të papunëve është 20 për qind që është më e larta gjatë 13 viteve të fundit.

Edhe agjencitë botërore të reitingut e zvogëluan reitingun e kredive të vendit për shkak të borxhit të madh publik.


Vitin e kaluar Spanja e mbylli rënien e ekonomisë prej minus 3.6 për qind.