LAJMI I FUNDIT:

Në Ministrinë e Ekonomisë, dhjetëra persona punojnë “pa letra”

Në Ministrinë e Ekonomisë, dhjetëra persona punojnë “pa letra”

Institucioni që mban përgjegjësinë kryesore për luftimin e dukurive negative në ekonominë e vendit, kontribuon drejt përforcimit të ekonomisë informale. Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka të punësuar rreth 87 punonjës pa kontrata pune, bëhet e ditur nga burime të gazetës. Zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë pranuar të tregojnë saktë për numrin e të punësuarve pa kontrata pune, por kanë konfirmuar për gazetën se punonjësit tanimë kanë aktivitete pune në këtë ministri pa nënshkrim kontrate në afat kohor prej afro tre muajsh. Disa nga punonjësit kanë më pak kohë nga kalimi i afatit të kontratës. Ndërkohë, që të gjithë punonjësit pa kontrata marrin rroga në këtë ministri.

Pa kontrata pune janë edhe zyrtarët për bashkëpunim me media në këtë ministri.
“Ka me afate të ndryshme që nuk kanë kontrata, nga një deri në tre muaj. Ata marrin paga me rregull dhe nënshkrimi i kontratës është vetëm çështje administrative”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, Muharrem Shahini.
Në mungesë të Ligjit të punës, rregullorja në bazë të së cilës ligjërisht zhvillohen marrëdhëniet e punësimeve në Kosovë specifikon se mospajisja me kontrata pune për punonjësit përbën shkelje ligjore. Puna pa kontrata dënohet edhe nga sindikalistët. Ata kërkojnë që të ndërpritet puna në të “zezë”.
Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e konsideron si shkelje të rëndë dhe drastike mosdhënien e kontratave nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave për punëtorët në fjalë.
“Është diçka që nuk mund të merret me mend, kjo është shkelje drastike e ligjeve ekzistuese. Edhe rregullorja që është në funksion parasheh që të lidhen kontratat mes dy palëve. Ministria dhe institucionet shtetërore janë ato që duhet ta luftojnë drejtpërdrejt informalitetin”, ka thënë Xhaferi.
Gjithashtu, ky krah sindikal kërkon që të gjithë punëtorët të pajisen me kontrata pune, në mënyrë që të dihet se sa realisht është numri i të punësuarve në Kosovë. Këtë ide e përkrahin edhe ekspertët e ekonomisë.
Muhamet Sadiku, ekspert i ekonomisë dhe profesor në institutin “AAB-Riinvest”, thekson se institucionet shtetërore duhet të jenë shembull për bizneset private sesi duhet të luftohet informaliteti, e jo, sipas tij, të jenë pjesë e informalitetit.
“Kjo është tejet negative edhe për vetë proceset në të cilat po ecën Kosova pasi që ekonomia informale duhet të reflektohet dhe të luftohet fuqishëm nga të gjitha institucionet dhe jo të përkrahet nga institucionet dhe të jetë vrimë e zezë në ekonominë e vendit”, ka thënë Sadiku.(koha)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Kalo në kategori