LAJMI I FUNDIT:

Holandë, aksidenti ajror, shkak gabimi njerëzor

Holandë, aksidenti ajror, shkak gabimi njerëzor

Një bashkim faktorësh, mes të cilave edhe një reagim i gabuar i pilotëve dhe një altimetër difktoz, kanë shkaktuar rënien gjatë uljes së Boeing-ut të Turkish Airlines më 25 shkurt 2009, pak metra nga aeroporti i Schiphol në Amsterdam.

Në katastrofën ajrore humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 120 të tjerë. Zyra e hetimit holandez mbi sigurinë ka konfirmuar sot se shkaku kryesor ishte altimetri difektoz, duke theksuar se reagimi i pilotëve ishte i papërshtatshëm.

Ai ka shtuar edhe se funksionarët e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë qënë shumë të qartë në instruktimet për uljen e mjetit.