LAJMI I FUNDIT:

KEK investon 570.000.00 euro në Trafostacionet e Prishtinës

KEK investon 570.000.00 euro në Trafostacionet e Prishtinës

KEK njofton se në distriktin e Prishtinës kanë perfunduar punimet në ndërtimin e katër trafostacioneve 10(20)/0.4 kV. Ky investim kap vlerën rreth 570.000.00 euro dhe po bëhet për furnizimin më stabil dhe më kualitativ me energji elektrike për konsumatorët e lagjeve: N.Llumnica, Sh.Shala, A.Rexha dhe E.Zariqi.

Me lëshimin në punë të këtyre katër trafostacioneve me kapacitetin instalues të çdonjërit prej 630 kVA (kilo volt amper) do të eliminohen fytet e ngushta që paraqiteshin në këto pjesë të qytetit të Prishtinës. Së bashku me këto trafostacione është ndërtuar edhe rrjeti i tensionit të lartë (10(20) kV) në gjatësi prej 2.2km dhe rrjeti i tensionit të ulët (TU) në gjatësi prej 1.5km.

Në perfundim e sipër janë edhe dy trafostacione të tjera me një vlerë rreth 240.000.00 euro. Ky projekt i cili është duke u zhvilluar edhe në distriktet tjera është financuar nga KEK-u dhe Buxheti i Kosovës.

Këto investime do të ndihmojnë në ngritjen e vlerës së aseteve të Korporatës dhe përmirësimin e dukshëm të cilësisë së shërbimeve karshi konsumatorit.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Kalo në kategori