LAJMI I FUNDIT:

“Airbus” pret fitim gjatë këtij viti

“Airbus” pret fitim gjatë këtij viti

Prodhuesi më i madh në botë i aeroplanëve të pasagjerëve, “Airbus”, pret që këtë vit të operojë prapë me fitim, pas rezultateve të këqija në vitin 2009.

Kompania me seli në Toulouse të Francës, ka reduktuar humbjet operative prej 1.37 miliardë euro për shkak të shpenzimeve shtesë për zhvillimin e aeroplanit transportues ushtarak A400M dhe aeroplanit më të madh në botë të pasagjerëve A380.

Për shkak të biznesit të dobët të “Airbusit”, mungesë financiare pati edhe kompania e saj mëmë EADS, Konzorciumi evropian për pajisje të aeroplanëve, ushtarake dhe të hapësirës.

Drejtori i prodhimit të kësaj kompanie, Farbrice Brezie, pret që “Airbus”gjatë këtij viti t’i dorëzojë aviokompanive 20 modele A380, të aeroplanëve më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, me gjithë vështirësitë e vogla teknike dhe grevës të filluar nga të punësuarit javën e kaluar.


Administrata e “Airbus”ka hedhur poshtë më parë kërkesën për rritjen e pagave prej 1.9 % në vitin 2010, por të premten ka pranuar të negociojë për kërkesën e sindikatës për rritjen e pagave për 3.5 %.