LAJMI I FUNDIT:

“BMW” arrin fitim neto prej 324 milionë euro

“BMW” arrin fitim neto prej 324 milionë euro

Kompania gjermane “BMW”, prodhuesi më i madh në botë i automobilave luksozë, ka shënuar fitim në tremujorin e parë prej 324 milionë euro.

Rritja e fitimit është shënuar falë shitjes së mirë të gjitha modeleve, ndërsa kompania thekson se rritja e kërkesës për limuzinat premium do të ndikojnë pozitivisht në fitimet e kompanisë në gjithë vitin.

“BMW” në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar humbje prej 152 milionë euro, ndërsa të ardhurat totale të kompanisë në periudhën janar-mars janë rritur për 8.1 %, në 12.4 miliardë euro, nga 11.5 miliardë euro sa ishin vitin e kaluar.

“Synojmë të bëhemi lider botëror në prodhimin e automobilave luksozë në vitin 2010 dhe planifikojmë të rrisim shitjet në mbi 1.3 milionë automobila”, tha Norbert Reithofer, drejtori ekzekutiv i “BMW”.