LAJMI I FUNDIT:

Kriza greke dëmton aksionet japoneze

Kriza greke dëmton aksionet japoneze

Aksionet japoneze kanë rënë ndjeshëm pas krizës greke të borxheve dhe përhapjes apo jo të problemeve tjera.

Indeksi Nikkei ka rënë për 3.3 % pas pushimit treditor. Gjithashtu edhe tregjet evropiane kanë shënuar rënie.

Banka Qendrore Evropiane (ECB) do të takohet më vonë, pas shqetësimeve në rritje për ekonomitë e Greqisë dhe Portugalisë, raporton BBC.

Ajo është nën presion për të sinjalizuar se si planifikon të mbështesë euron, që është goditur nga niveli më i ulët i rënies në 13 muaj kundrejt dollari në tregjet aziatike.
ECB pritet të mbajtën normat e interesit në nivelin aktual prej 1 %.