LAJMI I FUNDIT:

Aviokompanitë, humbin 1.7 miliardë dollarë shtesë

Aviokompanitë, humbin 1.7 miliardë dollarë shtesë

Aviokompanitë në botë do të humbasin 1.7 miliardë dollarë shtesë për shkak “të krizës vullkanike”, vlerësoi Asociacioni i aviokompanive Ndërkombëtare (IATA).

IATA para krizës dhe kaosit të shkaktuar nga hiri vullkanik i Islandës ka parashikuar se këtë vit do të vjen te rimëkëmbja e trafikut ajror.

Ky asociacion kishte vlerësuar atëherë se humbjet e aviokompanive do të jenë 2.8 miliardë dollarë, krahasuar me humbjen katastrofike financiare prej 9.4 miliardë dollarë në vitin 2009.

Aviokompanitë për shkak të përhapjes së hirit vullkanit, kanë ndërprerë transportin ajror për një javë në shumicën e aeroporteve evropiane, dhe vlerësohet se janë anuluar më shumë se 100 000 fluturime, duke ndaluar miliona pasagjerë të fluturojnë në destinacionin e dëshiruar.