LAJMI I FUNDIT:

Kaos në Greqi – digjen tre veta

Kaos në Greqi – digjen tre veta

Tre persona humbën jetën gjatë zjarrit në një bankë në Athinë të cilin e shkaktuan demonstrantët gjatë protestave të sotme të mëdha kundër masave të ashpra për kursim të Qeverisë greke.

Një grup i të rinjëve hodhën koktej Molotovi në vitrinat e shitoreve dhe në banka, që edhe shkaktuan zjarrin me viktimat. Ata brohorisnin afishe “Vrasës” dhe “Digjeni Parlamentin”.

Nga banka e djegur janë evakuar disa persona, ndërsa zjarrëfikësit kërkojnë eventualisht edhe viktima tjera, ndonëse zjarri është nën kontroll.

Gjatë protestave në Athinë një grup prej 60 demonstrantëve tentoi të depërtojë kordonin policor para Parlamentit, duke hedhur gurë ndaj policëve, të cilët përdorën lotësjellës për t’i shpërndarë.


Dhunë kishte edhe në Selanik, ku pjesëmarrës më të rinjë thyen vitrinat e shitoreve dhe restoranteve për ushqim të shpejtë.

Demonstratat e sotme në Athinë vlerësohen të jenë më të mëdhatë gjatë viteve të fundit dhe se në to kanë marrë pjesë mbi 60 mijë persona.