LAJMI I FUNDIT:

Greva e përgjithshme paralizoi Greqinë

Greva e përgjithshme paralizoi Greqinë

Greqia sot është paralizuar nga greva e përgjithshme, që mbahet në shenjë proteste kundër masave më të reja për kursim, me të cilat duhet të evitohet bankroti i shtetit.

Pakënaqësia në Greqi, po rritet, ndërsa edhe sot, sikur në çdo protestë të madhe sivjet priten përleshje mes demonstrantëve dhe policisë.

Së paku 1.500 policë do të shpërndahen për t’i siguruar dy protestat e paralajmëruara të mëdha në qendër të Athinës.

Me grevën, të gjitha fluturimet ajrore janë ndërprerë nga mesnata, ndërsa nuk do të punojnë as trenat as anijet.


Janë mbyllur shkollat, spitalet, administrata tatimore, si dhe vendet turistike, duke përfshirë edhe Akropol.

Shtëpitë mediale nuk do të transmetojnë lajme, ndërsa pronarëve të dyqaneve u është apeluar që t’i mbyllin shitoret derisa vrapojnë demonstrantët.