LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Diskutim në temën „A mund të bankrotojë shteti“

Shkup: Diskutim në temën „A mund të bankrotojë shteti“

Fondacioni Instituti për shoqëri të hapur, sot organizon diskutim në temën „A mund të bankrotojë shteti“.

Pjesëmarrësit e diskutimit do të fokusohen në analizën e politikës makroekonomike në Maqedoni, por edhe do të ofrojnë strategji dhe zgjidhje të mundshme për dalje nga kriza financiare dhe rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë.

Konferenca do të mbahet në hotelin „Holidej In“, ndërsa është paraparë të zhvillohet në dy sesione me fjalime hyrëse dhe debate. /Makfaks/