LAJMI I FUNDIT:

Bruksel, reagojnë Sindikatat evropiane

Bruksel, reagojnë Sindikatat evropiane

Një delegacion i Konfederatës evropiane të sindikatave, do të takohen sot në Bruksel me kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuj, për të shprehur brengosje për situatën në Greqi.

Sindikatat evropiane i konsiderojnë si të padrejta për punëtorët në Greqi masat që planifikon t’i ndërmarrë Qeveria greke në negociatat me Komisionin Evropian (KE), Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sipas gazetës „Katimerini“, një ditë pasi që u shpalos plani për shpëtimin e Greqisë nga KE-ja dhe FMN-ja, në lartësi prej 110 miliardë euro si zëvendësim për tkurrjen e rripave, nga Konfederata Evropiane e Sindikatave bëjnë të ditur se punëtorët grekë nuk duhet të paguajnë çmimin e shpëtimit të vendit. /Makfaks/