LAJMI I FUNDIT:

USAID-i, 580,000 dollarë shpërblime për Komuna

USAID-i, 580,000 dollarë shpërblime për Komuna

Jose Garzon, ushtrues detyre i Drejtorit të USAID-it do të prezentojë shpërblime katërmbëdhjetë komunave për iniciativat e realizuara në përmirësimin e punës së tyre.

Granti që arrin shumën prej 580,000 dollarëve amerikan do të prezentohet si

shpërblime që janë pjesë e Iniciativës së USAID-it për Komuna Efektive.

Ato prezentohen për të përkrahur komunat për punën e tyre në dy kategori: Aplikimi i Teknikave Inovative të Menaxhmentit, Menaxhimi i Shkëlqyer i Shërbimeve Komunale dhe ngritjen e të hyrave Vetanake.


Iniciativa e USAID’it për Komuna Efektive është një aktivitet 3 vjecar për të përkrahur reformën e qeverisjes lokale në Kosovë.