Në prezencën e ministrit të integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj dhe përfaqësuesve te Odes Ekonomike dhe zyrës se kryeministrit për invalidët dhe veteranet e UÇK-se, sot ne Shtime janë dorëzuar çelësat e shtëpisë se veteranit dhe invalidit te luftës, Ali Selimi.
Besim Beqaj, ministër i integrimeve tha se ky aktivitet është filluar ne kohen kur ai ishte ne krye te OEK-ut dhe se ka ekzistua një përkrahje te jashtëzakonshme për këtë inicijativ.
“Dëshiroj te falënderojë komunitetin e biznesit qe kane tregu një gatishmëri për solidaritet. Mendoj qe te gjithë këta njerëz kane dhënë atë maksimumin e tyre ne procesin e çlirimit te Kosovës dhe shtet formimit, prandaj ne këtë drejtim komuniteti I biznesit kane dhënë ndihmën e vet qe këta njerëz te jene pjese e mirëfilltë e shoqërisë demokratike te Kosovës” .
Me këtë rast kryetari i Organizatës te veteranëve dhe invalidëve te UCK-se, Muharrem Xhemajli theksoi se nga donacioni i Kompanisë Buçaj dhe TEB Bankës janë ndërtuar katër shtëpi ne Shtime e cila sot u dorëzua zotit Selimi një është ne komunën e Klinës, një ne Mitrovice dhe një ne Vushtrri
“Ne I falënderojmë donatoret për këtë gjest human te cilin e kane be dhe u kane mundësua veteranëve dhe invalidëve te luftës qe sot te gëzojnë këtë liri. Kjo është një ndihmesë shume e madhe për ne por ne veçanti për bashkëluftëtarin tone, i cili deri me tash ka jetua ne kushte shume te vështira.
Edhe njëherë I falënderojmë te gjithë donatoret ne veçanti kompaninë Buçaj dhe Bankën TEB te Kosovës”, tha zoti Xhemajli.
Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Buçaj Xhevat Jusufi tha se për kompaninë e tij është nder I veçante qe iu është ofruar mundësia qe te jemi pjese e këtij projekti.
“Sot po bëjmë promovim e shtëpisë se pare dhe shpresojmë qe ne te ardhmen te kemi sa me pak raste te tilla sociale.
Përfaqësuesi i TEB Bankës Arben Therri tha se për bankën është kënaqësi qe janë pjese e këtij projekti sado i vogël te jete kontributi dhe premtoi se do te janë pjese e iniciativave te tilla.
U.D. se kryetarit te OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda mburret qe ka biznesmen te tille qe kane gatishmëri për te përkrahur raste te tilla.
“Po them se ky nuk është rasti I pare dhe shpresoje se nuk është edhe I fundit dhe e shfrytëzojë rastin qe te falënderoj Buçaj dhe TEB Bankën për këtë hap, i cili me siguri do te jete model edhe për kompani tjera qe te kontribuojnë ne përkrahje te vlerave te luftës dhe ne minimizimin e tensioneve dhe problemeve sociale dhe njëherë besoj qe kjo do te jete ne vazhdimësi dhe dashtë zoti qe probleme te tilla te kemi sa me pak ne Kosove”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit