LAJMI I FUNDIT:

PTK promotor i luftimit të varfërisë në Kosovë

PTK promotor i luftimit të varfërisë në Kosovë

PTK ka dhënë donacion në emër të projektit “Kuzhina Popullore” të menaxhuar nga Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në vlerë prej 45 mijë euro. Synimi i këtij projekti është që t’i ofrohet një shujtë e ngrohtë për individë apo familje me nevojë gjatë 365 ditëve të vitit, saktësisht 1000 shujta në ditë në pesë qendrat më të mëdha të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi, që ka të bëjë me mbështetjen financiare të PTK për MPMS në realizimin e projektit për kuzhinat popullore.

MPMS planifikon që të hap disa kuzhina popullore në qytete të Kosovës, ku do të mund të ushqehen kategoritë më të rënda sociale, ndërsa do të realizohet me mbështetjen financiare nga buxheti i Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, përfshirë edhe PTK-në.

Ministri Nenad Rashiq potencoi faktin se PTK me në krye Kryeshefin Ekzekutiv dr. Shyqyri Haxhën gjatë vitit që lamë pas ka kontribuar jashtëzakonisht në uljen e papunësisë, integrimin e minoriteteve dhe zbutjen e shkallës së varfërisë, qëllime këto edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe të OKB-së për realizimin e objektivave të mijëvjeçarit që është ulja e varfërisë.


“Njeriu që ka ndihmuar dhe po ndihmon në zbutjen dhe luftimin e varfërisë në Kosovë pa dyshim është Shyqyri Haxha, i cili është shembull më i mirë sesi ndihmohen kategoritë e rënda sociale, qoftë duke financuar projekte të ndryshme, por edhe duke punësuar njerëz nga këto kategori”, theksoi ministri Nenad Rashaq duke thënë se PTK aktualisht mbetet promotori më i fuqishëm i luftimit të varfërisë në Kosovë.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka bërë të ditur se ka kontribuar në mënyra të ndryshme në formë të donacioneve për t’u dalë në ndihmë gjithë atyre që janë të rënduar nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale.

“PTK do të vazhdojë të jetë lider jo vetëm në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët të Kosovës, por do të jetë dorë e zgjatur për të gjitha ato kategori sociale që u duhet në vazhdimësi përkrahja dhe ndihma”, ka deklaruar dr. Shyqyri Haxha.

Sipas tij, përveç kësaj ndihme materiale, PTK ka paraparë edhe një formë tjetër shtesë duke ofruar si donacion krijimin dhe shfrytëzimin e një numri telefonik 09000 500 500, me tarifë me vlerë të shtuar prej 0.50 euro për projektin e Kuzhinës Popullore të quajtur “Një thirrje – një shujtë”.

PTK-ja ka krijuar vende të punës dhe integrimin e komuniteteve në perputhje edhe me strategjinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe integrimin e të gjitha rajoneve si me shërbime të PTK-së, ashtu edhe përfshirjen e komuniteteve në struktura të PTK-së në veçanti në pjesët e banuara me pakica si: Graçanicë, Shtërpcë, Brezovicë, etj

Gjithashtu, PTK ka ndërmarrë aktivitete të shumta të natyrës sociale duke ndihmuar dhe asistuar financiarisht në ndihmën prej 10 mijë euro për banorët e përmbytur në Shqipëri, ndërtimin e shtëpive shtesë për kategoritë e rrezikuara sociale, etj. PTK do të vazhdojë të financojë dhe ndihmojë kurdo dhe kudo që ka mundësi, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet ligjore dhe mundësitë financiare./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori