LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Shqipëria, ambicie për superfuqi energjetike rajonale

Berisha: Shqipëria, ambicie për superfuqi energjetike rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi në Verona të Italisë se “ambicia kryesore e Shqipërisë është qe të kthehet në një superfuqi energjetike rajonale”.

“Ne jemi të vendosur që në vitet e ardhshme të vëmë në përdorim të gjitha burimet që do të shndërrojnë Shqipërinë në një eksportues të madh të energjisë. Ky është vizioni i qeverisë sime dhe sipërmarrjet italiane do të jenë të mirëpritura të kontribuojnë në këtë vizion”, tha kryeministri Berisha.

Shefi i qeverise shqiptare përshëndeti punimet e Forumit mbi Investimet në Evropën Juglindore në Verona, ne te cilin marrin pjese 600 përfaqësues të kompanive më të mëdha italiane si edhe ministrat e Ekonomisë dhe Tregtisë së vendeve të Evropës Juglindore.
Berisha pasqyroi para investitorëve italianë potencialet dhe mundësitë e mëdha të Shqipërisë. Ai tha se të premten do të firmosë së bashku me kryeministrin italian Silvio Berlusconi një marrëveshje të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

“Unë kam qenë përherë i bindur që Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit përfaqësojnë një treg me interes shumë të madh për investitorët italianë. Unë jam shumë i lumtur që kryeministri italian Silvio Berlusconi ka zhvilluar më tej këtë vizion”, deklaroi Berisha.


Ndërkaq, ministri italian i Ekonomisë Claudio Scajola tha se vendi i tij “përfshihet në projektet nukleare, sepse beson në to”

Dhe ashtu siç po orientohen vendet në të gjithë botën, ai beson se energjia e pastër për të mbrojtur ambientin dhe energjia me kosto të qëndrueshme në Evropën qendrore do të thotë rikthim në energji nukleare për prodhimin e energjisë elektrike për përdorim civil.

Sipas Skajoles, aktualisht janë 60 projekte në botë në rrugë për të marrë autorizimin. Italia është i vetmi vend i G8 – ës që nuk prodhon energji elektrike nga burimet nukleare. “Kemi ndërmend ta prodhojmë vet atë duke rikuperuar traditën tonë teknologjike dhe industriale në bashkëpunim me Francën, SHBA-në dhe Rusinë”, tha Skajola. /alsat/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori