LAJMI I FUNDIT:

Termokos, kritika KEK për ndaljen e rrymës

Termokos, kritika KEK për ndaljen e rrymës

Ndërprerjet e paparalajmëruara të rrymës nga ana e KEK, po i shkaktojnë NQ “Termokos” dëme teknike, sidomos në pjesët elektronike, pajisjet ndihmëse, pompa dhe flakërues si dhe goditje hidraulike në tubacion, kanë thënë zyrtarët e kësaj ndërmarrje.

“Kësisoj, vetëm gjatë 24 orëshit të kaluar, nga problemet e shkaktuara prej ndëprerjeve të rrymës elektrike, sipas shënimeve të Departamentit të Prodhimit, në ora 16:15 ka pasur luhatje të tensionit elektrik, ku si pasojë kaldajat kanë dalë prej prodhimit; në ora 16:50 deri 17:15 poashtu ndërprerje totale të rrymës elektrike si dhe në ora 17:50 sërish luhatje të tensionit elektrike”, thuhet në njoftimin e leshuar nga zyra për media e “Termokosit”.

Zyrtarët e ngrohtorës së kryeqytetit, kanë thën se e njejta vlen edhe për pajisjet të cilat e bartin energjinë deri te konsumatori, pra gypat e ngrohjes qendrore, në të cilën shkaktohen goditje hidraulike, e që përcillen me defekte në sistem dhe mungesë të furnizimit me ngrohje, për lagje të caktuara të qytetit.

“Të gjitha këto dëme, ndikojnë pos problemeve me konsumatorë, edhe në probleme tjera teknike, me kosto të lartë financiare, të cilat duhet të riparohen përmes servisimit jashtë Kosovës”, kanë pohuara zyrtarët e “Termokosit”./telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori