Bordi i Drejtorëve të PTK Sh.A. të prirë nga kryetari Rexhë Gjonbalaj me anëtarët Nuhi Ahmeti, Gani Sylaj dhe Sahit Surdulli të shoqëruar edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha kanë vizituar Londrën me ç’rast kanë takuar përfaqësues të lartë të Cable & Wireless International dhe Monaco Telecomit.
Gjatë takimit me Lordin Robertson i Port Ellen, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe aktualisht në pozitën e këshilltarit në kompaninë Cable and Wireless , si dhe me drejtorin për Zhvillim i CWI-së, Adam Dunlop, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të PTK-së kanë përshkruar të arriturat dhe sfidat e PTK-së, duke potencuar zhvillimin dhe gamën e vazhdueshme pozitive të produkteve të saj.
“PTK është duke shënuar progres të madh në të gjitha fushat duke ofruar shërbime të telefonisë mobile të nivelit të lartë, por pa lënë mënjanë as rezultatet e arritura në llojllojshmërinë e shërbimeve të tjera për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar me këtë rast Rexhë Gjonbalaj, kryetar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së.
Nga ana e tij, Lordi Roberton ka inkurajuar menaxhmentin aktual të PTK-së me në krye me Shyqyri Haxhën që të avancojë edhe me shumë zhvillimin e biznesit të telefonisë mobile. Ai ka bërë të ditur në të njëjtën kohë se shërbimet e mira të telekomit luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin dhe zhvillimin e ekonomisë së një vendi.
“Sukseset e PTK-së janë për t’u admiruar dhe ky sukses i kompanisë më të madhe publike në Kosovë do të duhej të vazhdonte duke krijuar shërbime edhe më të mira dhe më atraktive”, është shprehur Lordi Robertson i Port Ellen.
Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka pohuar se kompania që ai drejton çdo herë e më shumë është duke e afirmuar veten ndërkombëtarisht për nivelin e lartë të shërbimeve dhe produkteve atraktive që ofron. “PTK ka shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj”, ka deklaruar Shyqyri Haxha.
Gjatë këtij takimi, kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalajt i është dhuruar nga ana e Lordit Robertson një kopje e shkresës së marrëveshjes së tërheqjes së forcave serbe nga Kosova të vitit 1999 që shpreh misionin i tij paqësor për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Gjithashtu, anëtarët e Bordit të Drejtorëve të PTK-së në takim me drejtues të Cable & Wireless International dhe Monaco Telecomit kanë shkëmbyer përvoja nga puna në menaxhimin e kompanive publike, mundësitë e bashkëpunimit reciprok si dhe ndihma që mund t’u ofrohet PTK-së, në këtë rast përmes bashkëpunimit me kompanitë e fuqishme ndërkombëtare të telekomunikacionit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar