LAJMI I FUNDIT:

Rriten pagat minimum 45 euro

Rriten pagat minimum 45 euro

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2010, të punësuarit në të gjitha institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, do të kenë rritje të pagave bruto prej 30 për qind. Në vlera monetare kjo rritje ësht nga 45 deri në 100 euro.

Ngritja përfshinë të gjitha kategoritë dhe në këtë mes, edhe kategoritë e mesme dhe të ulëta.

Kështu, punonjësit që kanë pagë prej 236 eurove, fitojnë mbi 70 euro ngritje dhe kalojnë në 307 euro. Punonjësit që kanë pagë prej 193 eurove kalojnë në 251, ata që kanë pagë prej 171 në 223 e kështu me radhë.

Sipas, disa përllogaritjeve të bëra midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kjo ngritje do të bart pas vetes për implementim një kosto prej gati 6 milionë eurove.


Për zbatimin e kësaj ngritjeje, do të obligohen Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Administratës Publike. MSH-ja ngritjen e pagave prej 30 për qind në sektorin e shëndetësisë, e sheh si pjesë të përmbushjes së zotimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, për rritje të pagave. Që nga një janari punonjësit shëndetësorë do të kenë ngritje të pagave prej 30 për qind apo shprehur në vlera monetare individuale, ngritja e pagave shkon prej 45 deri në mbi 100 euro, varësisht prej koeficientëve

Drejtori për Komunikim në MSH, Faik Hoti thotë se pas ngritjes së pagave prej 10 për qind vitin e kaluar, kjo ngritje prej 30 për qind, do të jetë e dyta që bëhet në sektorin shëndetësor të vendit në vitet e pas luftës. “Ngritja prej 30 për qind e pagave është pjesë e zotimeve qeveritare dhe e angazhimeve për pozitën e punonjësve shëndetësor të vendit”, thotë ai. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori