LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Cani, qeveria të rishikojë në mënyrë urgjente buxhetin 2010

Shqipëri: Cani, qeveria të rishikojë në mënyrë urgjente buxhetin 2010

Një ditë pasi INSTAT publikoi inflacionin, i cili arriti në masën 3.6%, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i sugjeron qeverisë që të rishikojë në mënyrë urgjente buxhetin e shtetit 2010. Rishikimi i shpenzimeve do të ndikonte në ecurinë e monedhës vendase, e cila është nënçmuar ndjeshëm kohët e fundit.

Sipas Canit, kursi i këmbimit ndikon direkt në inflacion, ndaj stabilizimi i tij do të ishte një masë për të zbutur çmimet.

Sipas Institutit të Statistikave, çmimet e ushqimeve që pësuan rritjen më të madhe ishin kryesisht perimet e zarzavatet. Ndërkohë kërcënimi i mëtejshëm për të pasur sërish çmime të larta është energjia elektrike, e cila është rritur për familjarët dhe për bizneset.

Sipas ekspertëve, një përqindje të rritjes së inflacionit në treg kanë dhënë edhe përmbytjet e Shkodrës, pasi dëmtimi i prodhimit vendas nuk i ka plotësuar nevojat e tregut, duke ndikuar në rritjen e çmimeve.


Ish-guvernatori i ka sugjeruar më herët qeverisë nisjen e një faze të re liberalizimi në ekonominë shqiptare, gjë që mund të çlirojë fonde dhe mund ta ndihmojë vendin të kompensojë uljen e të ardhurave nga emigrantët dhe zbehjen e investimeve të huaja.

Në çdo rast, qeveria nuk e ka pranuar kurrë të diskutojë për krizën. Sipas Kryeministrit Berisha, ekonomia shqiptare është në ekspansion të plotë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori