Dy punëtorë të KEK-ut, janë sulmuar gjatë kohës kur ata po bënin kontrollin e pikave matëse të konsumatorëve të mëdhenj në Vitomiricë të Pejës.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se, janë sulmuar në detyrë dy punëtorë të kësaj korporate. Punëtorët e sulmuar janë Bekë Nikqi, Bashkim Zekaj, Gëzim Gashi dhe Zenun Shala. Ata janë sulmuar gjatë vizitës tek konsumatori me shifër 9030648 NTB Bibita në Vitomiricë të Pejës. Rasti kishte ndodhur, pasi që ekipi i KEK-ut po bënte kontrollin e pikave matëse të konsumatorëve të madhenj, me qëllim të luftimit të humbjeve komerciale, përkatësisht vjedhjeve të energjisë elektrike. Pasi kishin vizituar 13 konsumatorë, punëtorët i kishin lajmëruar punëtorit të sigurimit të kësaj kompanie se janë nga KEK-u dhe ai nuk e kishte lejuar matjen, përderisa edhe ekipi ishte kërcënuar. Punëtorët menjëherë kanë njoftuar për kërcënimin, për çka Policia e Kosovës, kishte shkuar në vendin e ngjarjes. Por, punëtorët janë sulmuar fizikisht, të gjithë në prezencë të organeve të rendit, ndërsa më keq kanë pësuar punëtorët e korporatës Gëzim Gashi dhe Zenun Shala. Më pas të gjithë punëtorët, për shkak të lëndimeve është dashur të shkojnë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Pejës, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Me rastin po merren organet e hetuesisë. KEK dënon ashpër këtë sulm ndaj punëtorëve në detyrë, duke shprehur indinjatën e thellë, tek organet e rendit pasi sulmi ka ndodhur në prani të policisë, duke kërkuar kështu nga organet e rëndit që përfaqësuesit e tyre, të jenë në nivel të detyrës, në mënyrë që të mos përsëritën më raste të tilla. Kek po ashtu apelon tek institucionet kompetente, që të ndërmarrin masa të rrepta ndaj sulmuesve, në mënyrë që të marrin dënimin e merituar. KEK shpreh përkrahjen e plotë për punëtorët të cilët kryejnë detyrat e tyre dhe do të mbrojë përformancën e tyre në rrugë ligjore. KEK është i vendosur në luftën kundër vjedhjeve dhe keqpërdorimeve tjera nga konsumatorë të pandërgjegjshëm dhe nuk do të ndalet deri në evidentimin dhe evitimin e keqpërdorimit të fundit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar