LAJMI I FUNDIT:

Zjarri, 2 milionë euro dëme fabrikës së ujit

Zjarri, 2 milionë euro dëme fabrikës së ujit

Në fabrikën për prodhimin e ujit mineral "Banja e Kllokotit" në Kllokot të Vitisë, mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm, si pasojë e të cilit janë dëmtuar në tërësi, dy reparte të prodhimit të ujit mineral dhe të fryrjes së shisheve. Pronarit të fabrikës së ujit mineral "Banja e Kllokotit", Fatmir Reshani, ka thënë se dëmet e shkaktuara nga ky zjarr sillen rreth 2 milionë euro.

"Nga zjarri që ka shpërthyer në repartin numër 2 të prodhimit janë shkatërruar në tërësi reparti i prodhimit të ujit, diosksid karbonit, fryrjes së shisheve dhe është dëmtuar ai i përgatitjes së ujit", ka deklaruar Reshani.

Sipas tij nga ky zjarr ka shpëtuar vetëm pjesa e administratës pasi repartet e tjera në fabrikë ose janë shkatërruar tërësisht, ose janë dëmtuar në atë masë që vështirë mund të jenë funksionale.

Ndërkaq, Izer Salihu, inspektor për preventivë ndaj zjarrit, ka thënë se me t’u lajmëruar, zjarrfikësit në Viti kanë dal në vend të ngjarjes dhe baskë me përforcimet që kanë ardhur nga Ferizaj dhe Gjilani, pas disa orëve ka arritur të parandalojë përhapjen e zjarrit në pjesë tjera të fabrikës.


"Sipas ekspertizave të para, të bëra në vendngjarje si dhe intervistat me personelin e fabrikës, dyshohet se ky zjarr ka ardhur si pasojë e defekteve në rrymën e elektrike", ka thënë Salihu./gazetaexpress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori