LAJMI I FUNDIT:

Plane për ndërtimin e autostradave në dete

Plane për ndërtimin e autostradave në dete

Ministri Punëve të jashtme të Italisë Franko Fratini dhe Ministri ynë i Transporteve Sokol Olldashi kanë biseduar në Itali mbi një projekt të ri të mundshëm mbi ndërtimin e autostradave në mes të detit në Rajonin Mesdhetar. Kjo ishte një nga çështjet kryesore që u diskutua në konferencën e parë Ndërkombëtare për Mobilitetin në Rajonin e Mesdheut në Trieste të Italisë në datat e organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme Italiane Franko Fratini.

Sipas Fratinit lidhja ndërmjet rrjeteve të transportit, të vendeve të Europës Lindjes së Mesme dhe Afrikës të rajonit të Mesdheut përmes Autostradave blu (të detit) janë një element thelbësor për konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve partnere.

“Zhbllokimi i tregjeve të brendshme, dashi për rritjen e konkurrencës ekonomike të Europës dhe krijimin e një tregu të madh në hapësirën e Mesdheut, në të cilën mallrat, shërbimet dhe njerëzit mund të qarkullojnë në një klimë liberalizimi dhe jo diskriminimi”, – theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini.

Në këtë konferencë ishin të ftuar Ministrat e Transportit të vendeve Mesdhetare si dhe Zëvëndëspresidenti i Komisionit Europian për transportin Antonio Tajani të cilët diskutuan mbi politikat për përmirësimin e logjistikës dhe infrastrukturës së transportit në rajonin e Mesdheut, liberalizimi, bashkëpunimi rajonal dhe eliminimi i barrierave jo fizike.


Një rëndësi të veçantë në këtë konferencë kishte diskutimi mbi përmirësimin e Infrastrukturës portuale në Shqipëri, Mal të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit të Mesdheut, me qëllim për të krijuar kushte sa më të mira dhe të favorshme për zhvillimin e transportit multimodal, duke i dhënë përparësi zhvillimit të transportit hekurudhor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori