Ekonomia e paligjshme në Kosova ka arritur në përmasa të mëdha dhe në këtë mënyrë, po e dëmton ekonominë e ligjshme dhe konkurrencën në tregun kosovar, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, mbi 40 për qind, apo një buxhet i tërë i Kosovës, në tregun kosovar llogaritet si treg i zi.
Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre se, ekonomia joformale ka marrë përmasa të mëdha në tregun kosovar dhe ky fenomen ekonomik, ngadalë po i largon nga tregu bizneset formale.
Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, konstaton se afër 40 për qind e tregut kosovar mbulohet nga ekonomia joformale.
Prania e kësaj ekonomie në treg, thotë ai, sjell shumë efekte negative, siç është zvogëlimi i të hyrave buxhetore, çmimet e ulëta në treg për produkte dhe shërbime të ngjashme, si dhe kontribuon në rritjen e shkallës së papunësisë.
“Të gjitha ato firma, ato subjekte që e fusin mallin pa ngarkesa fiskale, janë konkurrente në treg, në krahasim me ato, të cilat i paguajnë të gjitha tatimet”.
“Arsyeja është, se çmimi kushtues i atyre që i paguajnë tatimet, do të jetë më i lartë sesa firmat që e fusin mallin pa e paguar tatimin. Në këtë rast përfiton vetëm konsumatori”, thotë Limani.
Musa Limani thotë se për ta luftuar këtë fenomen, duhet të ekzistojnë mekanizma shtetërorë dhe funksionimi i duhur i Gjyqësorit.
“Shteti duhet të ketë një organ kontrollues, i cili do të bëjë revizionin dhe kontrollin e të gjithë atyre që u ikin obligimeve ligjore. Në këtë drejtim, unë mendoj se jemi shumë larg”.
“Kjo për arsye se ka forma të ndryshme ku njerëzit, subjektet ekonomike, personat juridikë dhe fizikë, por edhe individët dhe qytetarët, shumë lehtë mund t’u ikin tatimeve dhe nuk mund të përcillen”, thekson Limani.
Në anën tjetër, institucionet qeveritare kanë përgatitur Planin e veprimit për luftimin e ekonomisë joformale në Kosovë.
Në këtë plan, përveç ministrive kompetente për luftimin e kësaj dukurie, është e përfshirë edhe Policia e Kosovës.
Brahim Sadriu, zyrtar për informim në këtë institucion, tregon se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në bazë të këtij plani, kanë për detyrë sigurimin e inspektorëve të ndryshëm gjatë kontrollimit të kompanive të dyshuara për futjen e mallit të tyre në Kosovë.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës, ekzistojnë sektorë të veçantë të krimeve ekonomike, të cilët janë të inkuadruar direkt në hetimin e rasteve që kanë të bëjnë me ekonomi joformale, siç janë rastet e shpëlarjeve të parave, apo bankënotave të falsifikuara”.
“Roli ynë është në aspektin e sigurimit, pra, do të thotë jemi të inkuadruar dhe punojmë vazhdimisht në luftimin e kësaj dukurie”, shpjegon Sadriu.
Ndryshe, në fund të vitit të kaluar, Grupi punues për hartimin e Planit të veprimit për luftimin e ekonomisë joformale në Kosovë, pati deklaruar se në fillim të vitit 2010, të gjitha institucionet e Kosovës do ta kenë prioritet luftimin e të gjitha formave të ekonomisë jo ligjore dhe krimit të organizuar – veprim ky që, deri më tani, nuk është vërejtur në praktikë. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar