LAJMI I FUNDIT:

CEZ, grupe paramilitare për pagesën e faturave

CEZ, grupe paramilitare për pagesën e faturave

Korporata shtetërore çeke CEZ dyshohet se ka krijuar një grup paraushtarak që stërvitet si forcë ushtarake dhe që shërben si një polici për mbledhjen e faturave të dritave, njoftoi së fundmi media çeke.

“Politikanët çekë reaguan të habitur dhe të sikletosur ndaj lajmit se kompania CEZ, e cila është një nga lojtarët më të rëndësishme në tregun europian të energjisë, ka financuar dhe trajnuar prej vitesh një njësi speciale për ta përdorur kundër vjedhësve të energjisë”, raportonte dje ‘Actualne.cz’. Ministri i Financave, Eduard Janota, pritet të merret në pyetje nga Parlamenti gjatë ditëve të ardhshme.

“Përdorimi i një grupi paraushtarak për të zbatuar ligjin është e papranueshme. Ne do të pyesim ministrin mbi këtë çështje”, deklaroi kreu i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Republikës çeke, Jan Vidím. Njësia e njohur si seksioni i humbjeve joteknike u zbulua kur një avokat i dorëzoi medias vendase një kasetë filmike të marrë nga policia ku shihen njerëz duke u stërvitur.

Kaseta i është sekuestruar njësisë nga policia. Aty shikohen punonjësit e CEZ-it, duke qëlluar me armë, duke u përgatitur për përleshje fizike dhe duke bërë kurs mbijetese për kushte ekstreme. Pjesë të tjera videosh paraqesin njësinë duke kontrolluar shtëpitë si një forcë e vërtetë komandosh.


Policia e Çekisë filloi hetimet kur u zbulua se kjo njësi ushtronte dhunë të tepruar psikologjike kundrejt konsumatorëve. Një pjesë e videos tregon se si një njeri kreu vetëvrasje gjatë një kontrolli të befasishëm të njësisë speciale në vitin 2005.

Ministri i Financave, Eduard Janota, komentoi: “E imagjinoj se CEZ mund të ketë një grup që përpiqet të zbulojë vjedhësit e energjisë. Gjithsesi, ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Nuk i njoh detajet e kësaj çështjeje. Në rast se informacioni del i vërtetë, do të diskutoj me menaxherët e CEZ-it”.

Ministri i Brendshëm, Martin Pecina, u shpreh me më shumë simpati për grupin paraushtarak: “Këta njerëz merren me tipa të këqij si kultivuesit e marijuanës. Gjithsesi nuk është e drejtë që i njëjti presion të ushtrohet edhe mbi njerëzit e zakonshëm”, tha ai.

Çështja pritet të shqyrtohet në gjykatë. Në Çeki tregu i policive private dhe shërbimeve të sigurisë ka një numër më të madh të punësuarish se sa vetë policia çeke. Kreu i bordit të mbikëqyrjes së CEZ, Marin Kocourek, thotë se nuk sheh asnjë problem në ekzistencën e seksionit të humbjeve joteknike.

“Çdo kompani energjetike ka një divizion të tillë. Besoj se edhe RWE apo E.ON nuk veprojnë ndryshe”, tha ai, duke përmendur dy nga kompanitë më të mëdha gjermane të energjisë elektrike. “Ajo që u shfaq në media sipas mendimit tim, nuk është e vërtetë. Ne mund ta verifikojmë atë”, shtoi ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori