LAJMI I FUNDIT:

Termocentrali, shtyhet për 1 muaj dorëzimi i ofertave

Termocentrali, shtyhet për 1 muaj dorëzimi i ofertave

Ministria e Energjisë dhe Minierave ua ka shtyrë afatin për shprehje të interesit për Kosovën e Re, investitorëve, edhe për një muaj. Me kërkesën e investitorëve, afati për pranimin e ofertave do të jetë deri më 26 shkurt

Projekti për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re po vazhdon me zvarritje. Përveç ndryshimit të kapacitetit prodhues nga 2000 MW në 500 MW, investitorëve nuk u ka mjaftuar koha e caktuar paraprakisht nga Ministria e Energjisë dhe Minierave për dorëzimin e ofertave për shprehje të interesit.

Afati për aplikim në këtë tender është shtyrë për një muaj, i paraparë të përfundonte më 29 janar, për shkak se disa prej kompanive të huaja e kanë pasur të pamundur të parakualifikohen në tenderin e shpallur nga MEM-i.

“Pas kërkesave të ofertuesve në Konferencën e Investitorëve të mbajtur më 20 janar 2010, afati për pranimin e shprehjeve të interesit shtyhet deri më 26 shkurt 2010 në ora 17:00, sipas kohës së Prishtinës”, thuhet në vendimin e ministres Justina Pula.


Investitorët, merret vesh se kanë kërkuar të paktën që ky afat të shtyhet deri në fund të shkurtit, pasi kishte shumë kompani të cilat ishin të specializuara vetëm në një sferë, në mihje apo në termocentral dhe në këtë konferencë edhe zyrtarisht kanë kërkuar partnerë për të hyrë në garë.

Shtyrja e afatit për shprehje të interesit do të ndikojë edhe në shtyrjen e kohës për shpallje të interesit. Sipas planit të mëhershëm të Ministrisë për Energji dhe Miniera, tenderi duhej të shpallje në shkurt, ndërkaq afati për përzgjedhjen e kompanisë fituese ishte shtatori i vitit 2010.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtij termocentrali do të fillojë në vitin 2011. Pjesët e tjera të projektit nuk kanë ndryshuar ende, ndërkohë që nuk është përcaktuar as sa do të jenë aksionet e Qeverisë së Kosovës në këtë projekt. Deri më tani është për e ditur vetëm se do të krijohet një korporatë e linjitit dhe një tjetër e gjenerimit, ku investitori do të participojë me kapacitete që do të ndërtojë dhe në ndërtimin e elektranave të reja.

Një vit më parë, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re ishin parakualifikuar katër kompani ndërkombëtare dhe për shkak të krizës financiare dhe kushteve të tenderit, dy ofertuesit gjermanë janë tërhequr.

Në garën për ta marrë projektin kanë mbetur konsorciumi italiano-grek “ENEL & Sencap” dhe ai çeko-amerikan “CEZ &AES”./gazetaexpress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori