LAJMI I FUNDIT:

FMN:S’ka shenja të rimëkëmbjes në Malin e Zi

FMN:S’ka shenja të rimëkëmbjes në Malin e Zi

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë deklaruar se ekonomia e Malit të Zi ka pësuar goditje të rëndë vitin e kaluar, dhe se nuk ka shenja të rimëkëmbjes së shpejtë.

Gervin Bell. Kreu i misionit të FMN-së që vizitoi Podgoricën, tha se "ka shenja se rënia ekonomike po zbutet, por nuk ka shenja të qarta për rimëkëmbje të fortë në afat të shkurtër".

Ekonomia e Malit të Zi pësoi rënie prej 7 përqind vitin e kaluar. Analistët thonë se Mali i Zi duhet ta ristrukturojë ekonominë e tij, e cila deri tani mbështetej në turizmin dhe spekulimet në tregun e pronave.

Mali i Zi zhytet në borxhe. Shifra 915 milionë euro, që llogaritet të jetë afro 32 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit është borxhi i përgjithshëm i Malit të Zi. Shifra është raportuar në analizën qeveritare për 6 muajt e parë të vitit.


Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të rrezikut Standard and Poor”s e radhit Malin e Zi në Grupin 9 – në kategorinë që do të thotë rrezik të lartë ekonomik dhe kreditor. Sipas agjencisë rreziqet në Malin e Zi janë shtuar për shkak të rritjes drastike së kërkesave për kredi gjatë 3 vjetëve të fundit, si edhe për shkak të profilit të keq financiar të bankave të Malit të Zi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori