LAJMI I FUNDIT:

Dilema të shumta në projektin Autostrada e Kombit

Dilema të shumta në projektin Autostrada e Kombit

Anëtarët e komisionit për Ekonomi, Tregti..., në mbledhjen e mbajtur sot kanë paraqitur shumë vërejtje dhe dilema sa i përket projektit për autostradën Merdare Morinë. Sipas tyre devijimin e trasesë së autostradës, mund ta lejojë vetëm Parlamenti i Kosovës.

Mungesa e ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT) Fatmir Limaj në mbledhjen Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, ka zgjuar reagime të shumta.

Anëtarët e këtij komisioni e quajtën të paarsyeshme mos pranin e ministrit në këtë mbledhje, pasi që i ishte bërë ftesa për të qenë i pranishëm dhe për të raportuar mbi situatën aktuale sa i përket projektit të autostradës Merdare – Morinë. Nga anëtarët e këtij komisioni janë paraqitur shumë dilema dhe vërejtje sa i përket projektit të autostradës.

Ata kanë kërkuar qasje më produktive sa i përket këtij projekti, duke pohuar se nuk mund të nënshkruhet asgjë për ndryshimin e trasesë, pa miratimin e Parlamentit.


Fatmir Rexhepi, nga grupi parlamentar i LDK-së tha se ministri Limaj është dashur të jetë prezent dhe se nuk ka arsyetime për mungesën e tij, kur bëhet fjalë për një projekt kaq të rëndësishëm.

Ai tha se modeli i ndërtimit të autostradës është modeli më i keq i marrë nga Shqipëria i cili do t’i bëjë dëm vendit. Sipas tij nëse kjo është rruga e kombit, atëherë duhet të mendohet mirë për integrimin e trevave tona.

“ Nuk ka të drejtë asnjë ministër që kaq me elegancë të iu ik debateve”, tha ai. Sipas tij nuk është dashur që të merret projekti i Shqipërisë dhe se devijimin e trasesë së autostradës, mund ta lejojë vetëm Parlamenti i Kosovës. “ Stop kësaj forme jo transparente, antikushtetuese dhe antiligjore”, ka thënë ai.

Ai e quajti të padrejtë faktin që secili ministër ta ndryshojë trasenë kokë në vete. “Ky është një projekt politik është rruga e kombit, andaj modeli i Shqipërisë me këtë kompani nuk duhet të vijë në Kosovë, pasi që është model i korrupsionit”, tha ai.

Ndërsa Sala Berisha nga grupi i PDK-së, tha se me këtë rast po shfrytëzohen mediat për keqinterpretime dhe propagandë kundër këtij projekti dhe ministrit. Ajo po ashtu i quajti qesharake edhe raportimet e medieve që janë bërë së fundi për projektin.

Projekti sipas saj ka mundësi të ketë devijime, pasi që në projekte të mëdha lejohen disa shmangie. “ Nuk duhet të shfrytëzohen mediat për keqinterpretime të tilla”, ka pohuar ajo.

Edhe Kaqusha Jashari, anëtare e këtij komisioni, zhvillimet e fundit rreth ndryshimit të trasesë i quajti çmenduri. Sipas saj kostoja nuk duhet të ndikojë në ndryshimin e trasesë kur dihet rëndësia që ka kjo autostradë. Sipas saj së pari duhet të sqarohet traseja e kësaj autostrade, e pastaj të shkohet në negociata me kompaninë.

“ Me këto devijime po shkohet drejtë humbjes së korridorit. Nuk jam përkrahëse e ngutjes, më mirë që ky projekt të vonohet por të bëhet mirë“, ka pohuar ajo. Ajo tha se në lidhje me këtë projekt kanë përgjegjësi të gjithë dhe së pari duhet të hiqen dilemat e më pastaj të shkohet në zbatimin e këtij projekti. “ Kostoja nuk mund të ndikojë në ndryshim të trasesë.

Askush nuk guxon të bëjë kontratë pa një konsensus brenda parlamentit”, ka thënë ajo. Gjatë kësaj mbledhje u debatua edhe për thirrjen e ministri Limaj në Interpelancë në Parlament, mirëpo më në fund u pajtuan që sërish t’i bëhet thirrje ministrit që të jetë prezent në mbledhjen e këtij komisioni e cila do të mbahet të premten.(ekonomisti)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori