LAJMI I FUNDIT:

Davos, fillon një erë e re ekonomike

Davos, fillon një erë e re ekonomike

Në forumin ekonomik botëror në Davos që përfundon sot dalin në pah dukuri të reja. Bankierët rezistojnë ndaj planeve për rregullimin e sistemeve bankare dhe vendet në zhvillim fitojnë një peshë tjetër. Në fakt qe si gjithmonë. Forumi ekonomik në malet e Zvicrës tërhoqi sërish shumë kryetarë shtetesh e qeverish dhe qindra menaxherë drejtues.

Ata diskutuan në shumë organizime, panele dhe grupime, nga shumë pritje dhe festa lidhën kontakte dhe iniciuan biznese. U gjet sërish edhe një moto sublime. Sepse kjo i takon forumit ekonomik botëror: Për ta rimenduar, ristrukturuar dhe rinovuar botën. Jo më shumë dhe jo më pak u kishte diktuar themeluesi i forumit Klaus Schwab të afro 2500 pjesëmarrësve nga e gjithë bota përmes pajisjeve të përkthimit në kufjet e tyre të dëgjimit.

Dhe megjithatë diçka ishte ndryshe në vitin e dytë pas krizës dramatike financiare dhe ekonomike. Në vitin 2010 në Davos erdhën për shembull shumë më tepërbankierë menaxhues fondesh se sa në vitin 2009. Në dukje të tërhequr dhe thuajse me modesti ata kërkuan pas kulisave të shtrenjta të hotelit luksoz aleatë në luftë kundër planeve të Barak Obamës për reforma.

Ata i rezistojnë ndarjes së urdhëruar nga shteti të shërbimeve bankare për klientë dhe investimeve. Politika nuk do t’ia dijë për këtë. Në mungesë të presidentit të SHBA-së rolin e predikuesit të moralit e mori presidenti i Francës Nicolas Sarkozy. Ai qortoi me fjalë të qarta.


Kjo është e re në Davos në krahasim me vitet e mëparshme. Gjithashtu e pazakontë për forumin ekonomik botëror: Të ashtuquajturat vende në zhvillim marrin gjithnjë e më shumë ndikim dhe u kushtohet vëmendje në Davos. Ata janë fituesit e krizës. Gjermanët kanë luajtur një rol sekondar. Dhe sidomos pas refuzimit të pjesëmarrjes nga ministri i Jashtëm dhe zëvendëskancelari, Guido Westerwelle, pak para takimit. Por edhe vitet e kaluara ka qenë shpesh kështu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori